1.3 ton kokainë kapen në Greqi nga DEA amerikane, në pranga dhe shqiptarë

AKTUALITET


Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë kapur një sasi rekord prej 1.3 ton kokainë, ndërsa në pranga janë vënë 7 persona mes tyre dhe 4 shqiptarë.

Autoritetet greke e kanë sekuestruar drogën në Agreinjo, pranë Patras, ku sipas medieve greke droga është gjendur e fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos.


Ende nuk dihet se nga ka ardhur sasia e drogës dhe se cili ka qenë destinacioni final.

Aksioni vijon në disa qytete në Greqi për të arrestuar trafikantë të tjerë të përfshirë. Në shtator të vitit të kaluar u zbulua në portin e Pireut një tjetër sasie e madhe kokaine që ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Durrësin.




Skip to toolbar