1 miliard euro për rindërtimin, Rama takon Merkel në Berlin

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ndodhet të hënën (sot) në Berlin të Gjermanisë ku është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel me të cilën do të diskutojë kryesisht për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë duke lënë 51 persona të vdekur dhe mijëra banorë pa banesa. Kryeministri është takuar mëngjesin e së hënës me kancelaren gjermane, e cila ka premtuar se Gjermania do të japë kontributin e saj për Shqipërtinë. Ky takim zhvillohet në prag të konferencës së donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel dhe ku do të mblidhen donatorë nga e gjithë Europa që do të japin para për vendin tonë. Sipas përllogaritjeve paraprake të qeverisë shqiptare, Shqipërisë i duhen 1 miliard euro për të rimëkëmbur vendin pas tërmetit.

Berlin – Takimi me Kancelaren Angela Merkel 🇦🇱🤝🇩🇪


Gepostet von Edi Rama am Montag, 27. Januar 2020

Pas takimit të Ramës me Merkel në Gjermani, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shkruan se Gjermania pritet të jetë një ndër kontribuuesit kryesor në konferencën e donatorëve për Shqipërinë.

“Me Kryeministrin Edi Rama sot në Berlin për takimin me Kancelaren Angela Merkel për Programin e Rindërtimit në prag të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.

Gjermania është një vend mik dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë. Ashtu siç garantoi Kancelarja Merkel menjëherë pas goditjes tragjike të tërmetit të 26 Nëntorit se “Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë”, shpresojmë se qeveria federale do të jetë një kontribues i rëndësishëm në fondin e rindërtimit.

Viti i ri 2020 që sapo ka nisur është viti i rindërtimit, i ringritjes pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale do të hyjë në një banesë të re. Po ashtu deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja”, shkruan  Balla.




Skip to toolbar