10 persona janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje në lidhje me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, mes tyre dhe anëtari i bandës së Lul Berishës i cili u përfshi në një atentat në muajin qershor. Bëhet fjalë për Julian Meçen. Ai është marrë në pyetje nga hetuesit lidhur me atentatin e ndodhur të premten në Shkozet, ku mbetën të plagosur prokurori Ardjan Ndoja, shoferi i tij, Andi Maloku, si dhe Aleksandër Laho ose Landi Muharremi, i njohur ndryshe si “rrumi”.
Meçe është pyetur nga grupi hetimor, si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe më pas është lënë i lirë. Meçe mbeti i plagosur gjatë një atentati të ndodhur në qershor të këtij viti, bashkë me Plarent Dervishajn.
Kush është Julian Meçe?
Julian Meçe është numri 2 i bandës së Durrësit. Adriatik Coli një nga anëtaret e bandës, kur u arrestua tregoi ne polici rolin dhe ndikimin e tij.
Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Plarent Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy. Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës së Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë. Brenda makinës tip Rande Rover ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.
Ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar nga policia e Durrësit, ata qëlluan në një distancë shumë të afërt, plot 43 plumba nga dy kallashnikovë, pro ata nuk mundën të çonin deri në fund porosinë e marrë për ekzekutimin e Plaurent Dervishaj. Të tre personazhet shumë të njohur në Durrës dhe me probleme me drejtësinë Shqiptare, kanë mundur t’i shpëtojnë paq një super atentati të mirë organizuar dhe përgatitur në çdo detaj.