“10-vjeçarja u plagos nga thyerja e xhamave”, detaje për të plagosurit nga atentati në “Don Bosko”

AKTUALITET


Gjendja e 6 të plagosurve sipas raportimeve të gazetares së Euronews Albania është jashtë rrezikut për jetën. Gazetarja ka treguar po ashtu se në këtë ngjarje të rëndë është përfshirë një e mitur 10-vjeçare e cila është dëmtuar vetëm në dorë nga ciflat e xhamit.

“Gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, kanë mbetur 6 të plagosur. Në këtë ngjarje të rëndë është përfshirë aksidentalisht edhe një e mitur 10- vjeçare ku deri në këto momente bëhet me dije se ëhstë klënduar vetëm nga ciflat e xhamit”, raportoi gazetarja Sara Demushi.


E pyetur nëse e mitura ka ndonjë lidhje me personat e plagosur apo me personat që ishin në lokal, pasi ka informacione që e mitura ka lidhje me banakieren e cila ka mbetur e vrarë, Sara Demushi tha se ky informacion ende nuk është konfirmuar.

Jonida Shehu: Kemi ndonjë informacion se pse e mitura ka qenë në lokal në atë kohë? Ka pasure lidhje me ndonjë nga personat e plagosur, me personat që kanë qenë në lokal? Ka informacione që vajza e vpogël mund të ketë lidhje me banakieren që ka humbur jetën, por nuk e kemi të saktë këtë gjë, janë informacione që kanë nevojë për t’u konfirmuar.

Sara Demushi: Këtë informacion ende nuk e kam të qartë. Pritet nga momenti në moment që të plagosurit të lënë spitalin, i vetmi person që ndodhet sallën e operacionit është Sahit Murati, i cili ka marrë dy plumba në shpatull.

Reth orës 21:05, (12 mars) në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati 00 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.




Skip to toolbar