12 mijë euro CASH në Kakavijë, 55-vjeçarit i sekuestrohen paratë

AKTUALITET


Një shumë parash prej 12 mijë Euro janë sekuestruar në doganën e Kakavijes të cilat nuk ishin deklaruar. Shuma e parave posedohej nga 55-vjeçari A.C. nga Berati.

Ky i fundit nuk i kishte deklaruar paratë dhe Eurot u gjetën në gjatë kontrollit në vijën e dytë.


12 mijë Eurot u sekuestruan, ndërsa 55-vjeçari u procedua në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar