13 vatra zjarri të izoluara në 24 orët e fundit, monitorim i shtuar në disa qarqe

AKTUALITET


Emergjencat Civile raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 vatra zjarri në qarqe të ndryshme të vendit. Të gjitha vatrat janë izoluar, ndërsa disa prej tyre vijojnë të mbahen nën monitorim për të shmangur riaktivizimin.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 118 forca operacionale, 22 automjete zjarrfikëse, si dhe mjete të tjera ndihmëse dhe gërmuese.

Në qarkun Vlorë – Janë shuar zjarret në fshatin Llaman (Himarë), Amonicë (Selenicë) dhe në lagjen “Ish-Fidanishtja” në qytetin e Vlorës. Në terren morën pjesë forca zjarrfikëse, policia, bashkia dhe shërbimi pyjor.

Në qarkun Lezhë – Është shuar zjarri në fshatin Ndërfan, bashkia Mirditë. Zona mbetet në monitorim.

Në qarkun Kukës – U shua zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Mamëz. Monitorimi vijon për të parandaluar rikthimin e flakëve.

Në qarkun Elbasan – Janë neutralizuar vatrat në fshatin Shijon dhe në zonën “Mali i Dukës”, në bashkitë Elbasan dhe Prrenjas.

Në qarkun Tiranë – Një vatër zjarri në fshatin Vishnje (Vaqarr) u izolua me sukses. Shkaku mbetet ende i paqartë.

Në qarkun Durrës – Janë shuar dy vatra, njëra në fshatin Borizanë (Thumanë), ku pati edhe dëme materiale në një bazë ushqimore për bagëti, dhe tjetra në fshatin Hamallaj (Sukth).

Në qarkun Fier – Forcat zjarrfikëse izoluan zjarrin në fshatin Sheqishtë, në bashkinë Patos.

Në qarkun Gjirokastër – U ndërhy me sukses për shuarjen e një zjarri midis fshatrave Valare dhe Dhoksat, njësia Lunxhëri.

Gjithashtu sipas Institutit të Gjeoshkencave, për ditën e sotme, niveli i rrezikut nga zjarret parashikohet të jetë i “I lartë” në qarkun Fier dhe “I moderuar” në shumicën e qarqeve të tjera.



Skip to toolbar