17-vjetori i pavarësisë së Malit të Zi

AKTUALITET


Sot bëhen 17 vjet nga përfundimi zyrtar i funksionimit të Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi.

Në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006 në Mal të Zi, 55.5 për qind e qytetarëve janë shprehur për pavarësinë e vendit.


Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi është bërë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës./KosovaPress




Skip to toolbar