20 shqiptarë të dënuar dëbohen nga Britania

AKTUALITET


20 shqiptarë u depërtuan nga Britania e Madhe me avion “charter” në Aeroportin e Rinasit. Shkak u bë përfshirja e tyre në shumë vepra kriminale të kryera në tokën britanike.

Sipas mediave vendase, rezulton se 20 të riatdhesuarit janë dënuar në total me 46 vite burg për posedim me qëllim furnizimin me drogë të klasit A, mbajtjen e një arme në një vend publik dhe prodhimin e një droge të klasit B.


Për këtë operacion, është shprehur dhe Sekreterja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Pratel. Ajo i konsideroi 20 shqiptarët si persona që kanë kryer vepra të tmerrshme duke dëmtuar dhe komunitetin ku jetonin.

“Këta kriminelë kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe ne nuk do të ndalemi para asgjëje për të larguar ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu. Ata janë përgjegjës për vepra të tmerrshme, duke përfshirë përfshirjen në furnizimin me drogë të klasës A, e cila ka një ndikim shkatërrues te njerëzit, familjet e tyre dhe komunitetet tona”, tha sekretarja e brendshme Priti Patel.

Kjo është pjesë e një plani të rregullt riatdhesimesh në shumë vende, për të larguar ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Britaninë e Madhe. Në korrik 2022, 243 shtetas të huaj u larguan nga Britania e Madhe si në fluturime “charter” si dhe të planifikuara. Që nga janari 2019, MB ka larguar 10.741 shtetas të huaj që kanë kryer vepra të shumta penale në tokën britanike (deri në fund të dhjetorit 2021).

Përgjatë vitit të fundit, janë dëbuar nga Anglia 1 mijë shqiptarë, duke përfshirë dhe ata që kanë kryer emigracion të paligjshëm.




Skip to toolbar