“200 mijë euro, në një çantë”/ CEZ-DIA, juristi Kara: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj

Më të fundit


Juristi Romeo Kara thotë se Ilir Meta ka marrë 200 mijë euro, teksa ia kanë çuar në shtëpi me një çantë, lidhur me korrupsionin e privatizimit të CEZ-DIA.

Në emisionin :Real Story” në ABC News, Kara u shpreh se paratë ia ka dërguar Kastriot Ismailaj.

Kara shtoi se informacionin ia ka dhënë ish drejtoi ekzekutiv i DIA-s, Ervis Mata.“Ish drejtori ekzekutiv i DIA-s, më ka thënë mua personalisht, që unë me çantën time të punës i kam tërhequr, merrej me financat i kemi mbushur. Më ndihmoi me informacion. Me një çantë ngjyrë kafe lëkure, ose 200 milion lekë, ose 200 mijë euro, ia kanë çuar zotërisë në një apartament, Netës pra, në bllok. Ia ka çuar vetë Ismailaj. Këtë ma ka thënë drejtori ekzekutiv i Ismailaj, Ervis Mata. Kjo është e saktë. Kjo është më e prekshme. Dëmi është bërë 35 milionë euro, do merreshin më shumë. Gjysmat do i merrte DIA, Meta do merrte pjesën e vetë. Këtu kanë qenë ca pazare të mëdha. Janë zënë vetë fillimisht, i ndodhi tersi që hyra unë. E kanë ditur fillimisht, këta me radh. Familja Berisha ecin me lista të zeza, unë e kam pasur emrin te listat e zeza. E kam ftuar dhe ia njoh meritë vetes”, theksoi ai.



Skip to toolbar