Analisti Arben Meçe deklaroi se vendimi i Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar 2011, hedh poshtë të gjitha vendimet e marra deri më tani nga gjykatat në Shqipëri.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se Kodi i Procedurës Penale në vendin tonë, ka marrë në konsideratë eksiztencën e një instance më të lartë, që në këtë rast është Gjykata e Strasburgut.
Sipas Meçes, çështja tanimë i kalon direkt Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
“Kodi i Procedurës Penale në Republikën e Shqipërisë ndërton gjithë mekanizmin e vet mbi 3 shkallë. Shkalla e Parë, Shkalla e Dytë, Shkalla e Tretë. Mbaron Shkalla e Tretë që është Gjykata e Lartë, Kodi i Procedurës Penale thotë, u mbyll çështja. Tani, të jep mundësinë nëpërmjet këti neni, që si mund të rihapet çështja? Por kodi, me të drejtë thotë që nëse një nivel më i lartë, kodi i procedsurës ka marrë në konsideratë, ekzistencën edhe të një instance më të lartë, që është Gjykata e Strasburgut. Vendimi i Gjykatës së Strasburgurt është detyrues. Kur Gjykata e Lartë merr një vendim., të gjitha vendimet që janë marrë poshtë bien. Edhe në këtë rast, Gjyjkata e Strasburgut mori vendim, të gjitha vendimet bien automatikisht. Në mënyrë të prerë, nuk diskutohet kjo. Automatikisht do të kalojë në SPAK direkt. Çfarë do ndodhë tani? SPAK do fillojë hetimet”, theksoi ai./abcnews.al
