“21 Janari” do të hetohet nga SPAK/ Minxhozi: Do ketë persona që do të akuzojnë njëri-tjetrin! Zheji: Histori që duhet zbardhur

Më të fundit


Dosja e “21 Janarit” do hetohet nga SPAK. Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News deklaroi se është vendim i mirë që 21 janari tashmë do të hetohet nga SPAK.

Minxhozi shtoi se është një ngjarje që do të marrë një vëmendje të shtuar, pasi do të sjellë sipas tij edhe dëshmi apo fakte të ndryshme.


“Ne kemi thënë disa herë që drejtësia e re provën e zjarrit e ka kur të fillojë të hetojë përveç vjedhjeve edhe vrasjet. Lënia mënjanë e vrasjeve të bujshme si Gërdeci dhe 21 janari, ndërkohë që flitet për korrupsion apo keqqeverisje, besoj ishte një mangësi e madhe e punës së SPAK. Si në mandatin e Krajës ashtu në atë të Dumanit.

Kur them se u bë keq që u çua tek prokuroria e Tiranës nënkuptoj se është si ta çosh në bulevard që të vijë ta marrë një nga pëllumbat që ushqehen me misër. Më mirë hidhe në Lanë. Sot kur gjykata e lartë dënon prokurorinë më të lartë, është një ngjarje, që me faktin që vazhdon të mos jetë e zgjidhur krijon përshtypje se sa herë që sillet në kaos, pasi e kemi një precedent, kur Gërdeci i harruar sapo u rihap, procesi mori përparësi dhe ka hyrë sërish në jetët tona. Ka një vëmendje publike shumë të shtuar dhe unë parashikoj që do të jetë me njëjtën korsi dhe do të ecë si “21 janari” në momentin që një korsi do të fillojë ta hetojë zyrtarisht. Pra do të dalin dëshmi, do të ketë njerëz që akuzojnë njëri-tjetrin do të shihet si u pengua drejtësia”, tha Minxhozi.

Zheji theksoi se hapja e dosjes së “21 Janarit” është shumë e rëndësishme pasi është një çështje që pret dhe që duhet të zbardhet. “Hapja ose vendimi i gjykatës së lartë për marrjen e 21 janarit nga SPAK është një gjë pozitive. Kjo sepse duhet të ndajmë, është Berisha ai që ka dhënë urdhrin që garda të godasë protestuar, apo situata ka dalë nga dora dhe të krijojnë ato katër vrasje në bulevard dhe kjo është e rëndësishme për t’u ndarë. Unë mendoj që situata ka dalë jashtë kontrollit. Por duke e lënë fajin pa fajtor dhe pa e ndarë në mënyrë definitive, ky hendek mbushet me spekulime të jashtëzakonshme. E mbushi në fillim Berisha duke thënë se është grusht shteti. Por kjo është një histori që duhet zbardhur”, shtoi Zheji.

Sa i përket situatës në Partinë Demokratike, Zheji shtoi se Gazment Bardhi duke iu bashkuar Berishës, mohoi vetveten.

Skënder Minxhozi: Ka një PD që negocion dhe ka një PD tjetër që shkon në gjyq.

Artur Zheji: Gaz Bardhi nuk korruptohej dot pa shkuar te ‘ballkoni’. Si të thuash uli kokën sepse tha që kurrë Berishën nuk e njoh. Pra mohoi vetveten. Me Bardhin nuk kam asgjë, por një njeri që tradhton shokun e tij të rezistencës, atë që e bëri kandidat për deputet që i dha një zonë të rëndësishme dhe u ngujuan bashkë në PD për t’u mbrojtur nga Berisha.




Skip to toolbar