“21 Janari duhet të hetohet si Gërdeci”, gazetari Vija: Fatin e kësaj çështjeje do e ketë në dorë Gjykata e Lartë

Më të fundit


Gazetari i ABC News, Ermal Vija thotë se 21 Janari duhet të hetohet njësoj si çështja e Gërdecit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Vija u shpreh se familjarët e Aleks Nikës, i janë drejtuar Gjykatës së Lartë, dhe kërkojnë se cila prokurori do të jetë kompetente, për të vijuar hetimet sa i takon dosjes së 21 Janarit.


Sipas tij, nëse ankimi pranohet, Gjykata e Lartë që do të ketë në dorë fatin e kësaj çështjeje.

“Unë mendoj se 21 Janari duhet të shkojë në fakt njësoj si hetimi i Gërdecit. Hetimin për Gërdecin, apo gjykimin për Gërdecin, e ka gjetur çelësin e gjykimit, Gjykata e Lartë. Pikërisht, ka qenë Gjykata e Lartë, aty ku kryqëzohet në datën 27 shkurt dhe vendimi i Gjykatës së Lartë ku në fakt, kanë qenë familjarët e Aleks Nikës, që i janë drejtuar Gjykatës së Lartë, dhe kërkojnë se cila prokurori do të jetë kompetente, për të vijuar hetimet sa i takon dosjes së 21 Janarit. Ka qenë Gjykata e Lartë që çeli vijueshmërinë e gjykimit për Gërdecin. Ne tashmë, jemi duke ndjekur procesin e Gërdecit, një gjykim që ka nisur nga e para. Kemi dëgjuar për herë të parë në gjykatë, në cilësin e ish ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi teksa ka pranuar se në zyrën e tij, ka shkuar djali i ish kryeministrit, zoti Shkëlzen Berisha, pavarësisht se Aldo Bumçi është shprehur në gjykatë se Shkëlzeni ka ardhur për të zhvilluar disa takime, pasi ka qenë një fushatë elektorale. Këto kanë qenë dëshmitë e para që janë dhënë në gjykatë për herë të parë. Mendoj se do të jetë Gjykata e Lartë që do të ketë në dorë edhe fatin e 21 Janarit, në rast se Gjykata e Lartë do të pranojë ankimin e familjarëve, do të jetë kjo gjykatë e cila do të vendosë se cila prkurori do të vijojë hetimet sa i takon 21 Janarit”, theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar