21 vjeçari terrorizon Lezhën, qëllon me armë e bën manovra me makinë

AKTUALITET


Policia e Lezhës ka arrestuar një 21-vjeçar që është denoncuar nga vetë qytetarët teksa kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij duke qëlluar në ajër me armë zjarri. Por në pranga ka përfunduar edhe babai i tij, në banesën e të cilit u gjet një fitil zjarr-përcjellës.

21 vjeçari D.N nisi të ecte me shpejtësi me automjetin e tij më mes të fshatit duke qëlluar me armë në ajër.


Gjatë këtyre manovrave ai është konfliktuar dhe me dy banorë të tjerë. Kanë qenë vetë banorët e fshatit që kanë njoftuar policinë.

Policia ka vënë në pranga 21 vjeçarin D.N., banues në Pllanë të Lezhës i cili akuzohet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Por në pranga ka rënë edhe babai i tij F.N., 52 vjeç të cilit pas kontrollit në banesë i është gjetur një fitil zjarr –përcjellës. Ai akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.




Skip to toolbar