3/5 e votuesve të prillit 2021: Opozita dhe mediat e kanë ekzagjeruar çështjen McGonigal

AKTUALITET


Nga Eduard Zaloshnja

Dje zhvillova një sondazh elektronik kombëtar rreth opionit të publikut mbi çështjen McGonigal, duke e shpërndarë pyetësorin në mënyrë krejt rastësore nëpër territorin e vendit. Pyetësorin e plotësun pothuaj 1 mijë votues të zgjedhjeve të prillit (mosvotuesit e atyre zgjedhjeve ishin të paktë për të nxjerrë rezultate statistikisht domethënëse).


Kampionin e votuesve të zgjedhjeve të 21 prillit e ripeshova statistikisht që të përfaqësonte sa më mirë mënyrën e votimit të tyre në ato zgjedhje, si dhe grup-moshat, gjininë dhe shpërndarjen gjeografike të elektoratit.

Nga sondazhi rezultoi se pothuaj 2/3 e votuesve të zgjedhjeve të 21 prillit mendojnë se çeshtja e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, është fryrë më tepër se ç’duhet nga opozita (14.2%), nga mediat (18.1%), ose nga të dyja (26.3%). Vetëm 41.5% mendojnë se kjo çështje nuk është fryrë fare (shihni tabelën më poshtë) 

A mendoni se ceshtja e ish-zyrtarit te FBI-se, Charles McGonigal eshte fryre me teper se c’duhet: (pjesemarresit e zgjedhjeve te prillit 2021)
 Ekstrapolim i perafert i votuesve%
Nga opozita           226,00014.2%
Nga mediat           290,00018.1%
Nga te dyja           420,00026.3%
Nuk eshte fryre fare             664,00041.5%
TOTAL        1,600,000100%



Skip to toolbar