500 mijë eurot e bllokuara në Durrës, zbardhet dëshmia e shoferit: Do flas vetëm në…

AKTUALITET


Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në portin e Durrësit, ku një sasi e konsiderueshme parash, rreth 500 mijë euro, janë gjetur në një autobus.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka raportuar për “BalkanWeb” se autoritetet kanë ndaluar shoferin e autobusit, Elidin Çela.


Në dëshminë për policinë në momentin e ndalimit, Çela nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por ka kërkuar avokat mbrojtës për të dhënë deklarimin.

“Kërkoj avokatin tim mbrojtës. Vetëm në prani të tij do të flas për policinë”, ka deklaruar shoferi.

Oficerët janë të bindur se Çela di më shumë për vendin e origjinës të shumës së parave të gjetur në autobus, ndërsa mësohet se operacioni është kryer nga Drejtoria e Policisë Tiranë.




Skip to toolbar