58-vjeçarja vdes gjatë takimit me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes 

AKTUALITET


Një 58-vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë këtë të enjte në ambientet e Bashkisë së Lushnjes. Gazetarja Anila Sefa raporton se gruaja, e identifikuar si Shpresa Cani, kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse iu ishte hequr ndihma ekonomike. Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar Drejtorisë së ndihmës sociale.

Sipas burimeve të gazetares, viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë. Më pas 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.


Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, gazetarja thotë se gruaja kishte ndërruar jetë në vend. Pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka referuar materialet në Prokurori, për të hetuar shkaqet e vdekjes së 58-vjeçares.

Kjo ngjarje mësohet ka tronditur kryebashkiaken Eriselda Sefa, e cila sipas gazetares, ka kërkuar të therej një pulë e zezë në ambientet e bashkisë.




Skip to toolbar