6 shqiptarë nën hetim për vrasjen e arkitektit italian

AKTUALITET


Policia italiane ka marrë gjashtë persona nën hetim për vrasjen e arkitektit Roberto Mottura, i cili u vra me pistoletë në banesën e tij në Torino, më 9 Qershor 2021.

Dy prokurorët e çështjes, Marco Sanini dhe Valentina Sallaroli, kanë mbyllur hetimet. Të gjithë të hetuarit janë shqiptarë. Dy prej tyre dyshohen për vrasje. Ndërkohë pjesa tjetër akuzohen për bashkëpunim në krim dhe për posedim arme. Kjo sepse në banesën e dy prej shqiptarëve u gjet në banesë armë.


Arkitekti italian u vra me një pistoletë të kalibrit 22. Ai u qëllua gjatë një tentative grabitjeje në vilën e tij. Të pranishëm në momentin e ngjarjes ishin edhe gruaja e 50-vjeçarit dhe djalit të tij.




Skip to toolbar