67 mijë raste të reja brenda 24 orëve në SHBA

AKTUALITET


Në SHBA situata vijon të jetë e rëndë nga koronavirusi. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 mijë persona të rinj të infektuar me Covid-19.

Në total, deri tani në SHBA janë prekur mbi 4 milionë e 700 mijë persona, duke qenë në krye të listës së pandemisë.


Ndërkohë, në 24 orët fundit në SHBA kanë ndërruar jetë 1259 persona të prekur me koronavirus, duke e kaluar shifrën e 150 mijë personave që kanë humbur betejën me virusin vrasës.

Një nga shtetet që e kishte menaxhuar më mirë pandeminë deri tani ishte Japoni, e cila në 3 ditët e fundit ka vendosur rekord rastesh të reja. Në 24 orët e fundit, në Japoni janë konfirmuar të prekur me koronavirus 1579 persona.




Skip to toolbar