8 të plagosur nga aksidenti në Sarandë, arrestohet 28-vjeçari

AKTUALITET


8 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur të mërkurën në Sarandë, ndërkohë që policia njofton se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip Benz, 28 vjeçarin nga Tepelena.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në aksin rrugorë Gjashtë-Sarandë, 28 vjeçari duke drejtuar automjetin Mercedes Benz ka goditur dhe është përplasur me automjetin Land Rover, me drejtues shtetasin kosovar B.B.

“Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë”, shtetasin Th., 28 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në aksin rrugorë Gjashtë-Sarandë, 28 vjeçari duke drejtuar automjetin Mercedes Benz ka goditur dhe është përplasur me automjetin Land Rover, me drejtues shtetasin kosovar B.B”, njofton Policia e Sarandës.



Skip to toolbar