90 minuta larg historisë, Partizani ndaj Astanës ka ndeshjen e jetës

Më të fundit



Partizani do të luajë ditën e sotme një takim mjaft të rëndësishëm.

Në “Elbasan Arena” demat do të presin Astanën për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e kthimit të “Play-Off” të Conference League.


Duke nisur që nga ora 20:00 të kuqtë e Zoran Zekic do të tentojnë të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, ku kryeqytetasit u mposhtën në Kazakistan me shifrat 0-1.

Kampionët e Shqipërisë do të tentojnë fitoren që do t’u siguronte kualifikimin në grupet e këtij kompeticioni.

Tashmë demat janë 90-minuta larg historisë, me të kuqtë që do të luajnë ndeshjen e jetës sot në mbrëmje.

Të gjithë sytë do të jenë në “Elbasan Arena” duke shpresuar që rrugëtimi i kampionëve të Shqipërisë të vazhdojë ende në Confernece League.




Skip to toolbar