Protestë para PD, Elezi: Do të mbledhim firma për të treguar se duhet shkarkimi i Lulzim Bashës

Më të fundit


Demokratët kërkojnë largimin e Lulzim Basha nga drejtimi i Partisë Demokratike, pasi e bëjnë përgjegjësin kryesor për humbjen e thellë të zgjedhjeve të 25 prillit,

Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, i cili tashmë prej ditësh po proteston para selisë blu, tha se ato do të mbledhin disa firma për të kërkuar shkarkimin e Bashës. Elezi tha se ato duhet të hapin një proces zgjedhor brenda PD-së në mënyrë që të zgjidhjet kreu i ri.

‘Jemi detyruar që për shkak të festave do të ndërpresim. Nëse PD merr rrugën e LDK-së dhe përfundon me 10% është dëm të shqiptarëve. Fakti që Lulzim Basha duhet të tërhiqet të hapet procesi zgjedhor dhe në garë të fitojë ai që e meriton. Do të mbledhim firma për të treguar revoltën tonë. Do të bëjmë takime në rrethe për të mbledhur firma për të treguar se duhet shkarkuar Basha.’- tha Elezi.

Ndërkohë që ka ndodhur edhe një incident mes simpatizantëve të Bashës, ku një grua ka kërkuar largimin e kreut Elezit, duke i thënë se Kukësi ka votuar blu.

Demokratja: Do e bëjmë nëj dialog bashkë. Ne jemi blu në veri e jug.

Ibsen Elezi: E shikoni ça bëjnë këta. Unë vij këtu, këta marrin dhe fusin atë. Do thoni ju vjen vet, jo mor jo e fusin këto.



Skip to toolbar