Në konferencën e përbashkët për mediat me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, kryeministri Rama komentoi edhe çështjen e lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës në vendet e BE.
Për këtë çështje, Rama u shpreh se Bashkimi Europian e ka marrë peng Kosovën, ku bëri një krahasim me lojën e shahut, duke thënë se një nga figurat ka bllokuar lëvizjen e një ushtari.
“BE e ka marrë peng Kosovën. Peng është Kosova e një loje shahu, ku një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtarë ta mbajë peng.
Për këtë, shtetasit e Kosovës nuk lëvizin të lirë në BE. Kjo është e turpshme, por nuk kemi se çfarë t’i bëjmë”, u shpreh Rama.