Gazetari Dervishi për 21 Janarin: Shteti ra kur s’u ekzekutuan urdhër ndalimet

AKTUALITET


Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” duke folur për protestën e 21 Janarit, ku u vranë 4 qytetarë në Bulevaerdin ‘Dëshmorët e Kombit’ se kjo është një ngjarje e madhe që ka pasur një zanafillë të fortë.

Dervishi tha se në këto 30 vite demokraci nuk ka pasuar asgjë politika, por vetëm populli. Sipas Dervishit, më 22 janar shteti ra, pasi nuk u ekzekutuan urdhrat e ndalimit.

“Pas 10 vitesh shoh ata që ishin viktima të asaj kohe, me duart me gjak. Ka 10 vite ping-pong. Në janar kemi pasur hapin e parafundit. Njerëzit janë të lodhur, familjarët janë të mërzitur. Në këto 30 vite ka paguar populli, turma, politika asgjë. Kjo është ngjarje e madhe. Nuk është një ngjarje që shkoi njëri dhe shau tjetrin për gërvishtje makinash dhe u vranë. Kjo është më e madhe. Kjo ka pasur një zanafillë të fortë. Dihej se do të ndodhte diçka në atë protestë. Politika shqiptare është e kompromentuar. Vetë ngjarja ka segmentet e saj. Në asnjë moment nga ato që janë gjykuar deri tani nuk është gjykuar deri në fund. Arma e Andrea Prendit i ishte ndryshuar një pjesë e armës. Pyetja 1 mln euro është. Gjykata jonë dha; vrasje pa dashje. Por a manipulohen provat për ‘vrasje pa dashje’. Kam quajtur ditën e dytë gjënë dhe më të rëndë. Shteti ra në datën 22 se nuk ekzekutoheshin urdhër-ndalimet e dhëna nga prokuroria. SHKBA e asaj kohe ka bërë një hetim të saktë. Ka dalë në përfundimin se gjatë kohës kur nuk janë zbatuar urdhrat e prokurorisë ka ndodhur manipulimi i provave. Kjo vërteton se vonesa të bëhet vepër penale. E qepur kjo dosje i shkon Adriatik Llallës. I cili jo vetëm që nuk nis hetimin por nuk tregon as momentin kur u mbyll kjo dosje.”, tha ai.



Skip to toolbar