Vritet me kallashnikov i riu në Shkodër, kapet autori

AKTUALITET


Një i ri është vrarë pak pas mesnatës së kaluar në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bardhaj, teksa viktimë ka mbetur 25-vjeçari Emiljano Ndou, banues në Bleran Bardhaj. Brenda pak minutash policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit, shtetasin Mark Kodra, 47 vjeç, bashkëfshatar me viktimën, teksa ka sekuestruar dhe armën e krimit, tip kallashnikov. Nuk dihen ende motivet e krimit, ndërsa sipas policië bëhet fjalë për një ngjarje për motive të dobëta.

“Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobëta shtetasi Mark Kodra., 47 vjeç, banues ne fshatin  Bleran Bardhaj,  ka vrarë me armë zjarri shtetasin Emiljano Ndou, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe  veprimeve të  shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur  identifikimi dhe kapja brenda pak minutash  e autorit të dyshuar të vrasjes.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë  të kësaj ngjarjeje”, bëri të ditur Policia e Shkodrës.



Skip to toolbar