‘Paqe’ në Athinë, Çavuşoğlu takon Mitsotakis e Dendias

BOTA


Nuk ka përsëritje të skenarit të Ankarasë, në Athinë mesa duket Greqia dhe Turqia kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu ka kryer sot dy takime të rëndësishme me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias.

Mediat greke raportojnë se atmosfera në takime ka qenë mjaft e mirë dhe është konfirmuar vullneti nga të dyja palët për një axhendë pozitive.

Duket se marrëdhëniet shqiptaro-greke po shkojnë drejt përmirësimit pas dy vitesh intensive mes konflikteve për refugjatët dhe kërkimet në Mesdheun Lindor.



Skip to toolbar