Publikohet imazhi kryesor pamor i galasë të CMG për Festën e Pranverës

BOTA


Viti 2022 sipas kalendarit bujqësor kinez është Viti i Tigrit. Me afrimin e Festës së Pranverës (Viti i Ri Kinez). Grupi Mediatik i Kinës (CMG) publikoi të shtunën imazhin kryesor pamor të galasë të sivjetshme të CMG-së për Festën e Pranverës. Ky imazh përbëhet nga një tigër që simbolizon fatin e mirë dhe hieroglifet me kuptimin “Galaja e Festës së Pranverës”. Ngjyrat kryesore të imazhit janë e kuqja dhe e arta, duke pasqyruar gëzimin e thellësinë. Tigri është dizenjuar nga Chen Xiangbo, zv.kryetari i Shoqatës së Artit të provincës Guangdong dhe kryetari i Shoqatës së Artit të qytetit Shenzhen.

Galaja e sivjetshme e CMG-së për Festën e Pranverës tani është në fazën përgatitore. Me gëzim e lumturi, duke shfaqur pamjen e mrekullueshme të epokës së re, një banket kremtimi do të shfaqet para shikuesve nga e gjithë bota.



Skip to toolbar