Neritan Ceka mallkon shqiptarët: Po shkuan në votime, ju vraftë Zoti, u qërrofshi…

AKTUALITET


Ka shpërthyer në mallkime, ish kryetari i PAA-së, Neritan Ceka i cili ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin e Artur Zhejit në Ora News. Ceka tha se shqiptarët nuk duhet të shkojnë të votojnë më 30 qershor dhe më pas shpërtheu në mallkime të rënda.

“Të mblidhemi dhe të themi cila është Shqipëria që duam. Se nuk është Shqipëria që duam kjo e katundarëve të Rilindjes. Të mblidhem dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë me shokët e mi e kam dhënë këtë vote qe duan ta shpërdorin në 30 qershor. I zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe une kam pas kalamaj. Ai që shkel mbi voten ui qerrofshin syte, nuk di çfarë mallkimi tjetër te them” është shprehur Ceka në emision.

Politikani Neritan Ceka shperthen ne mallkime: Shqiptare ne 30 qershor ju vrafte Zoti nese shkoni ne votime. I zente buka e femijeve

Politikani Neritan Ceka shperthen ne mallkime: Shqiptare ne 30 qershor ju vrafte Zoti nese shkoni ne votime. I zente buka e femijeve

Gepostet von Ora News am Montag, 10. Juni 2019

Hazbi Hasaj para disa vitesh kandidonte për kryetar komune në një zonë të Këlcyrës. Ai bëri një deklaratë të pazakonte aso kohe, duke mallkuar qytetarët nëse nuk e votonin. “U dalte kanceri mu në gryke” u shpreh Hazbi Hasaj. Mesa duket, Neritan Ceka, ka qenë i vemendshem duke ndjekur kete shembull te Hazbiut, kur mbremjen e së henes ka mallkuar qytetarët nëse dalin të votojnë më 30 qershor.



Skip to toolbar