Ç’po ndodh në Meksikë? E zhdukur për më shumë se një muaj, gjendet e vdekur në një kanal gazetarja 

BOTA


Një gazetare meksikane, e denoncuar si e zhdukur nga familja e saj, është gjetur e vdekur në një kanal.

Mediat e huaja raportojnë se policia gjeti trupin e saj të enjten në një kanal në vendpushimin e Paqësorit të Mazatlan.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Luis Guillermo Benitez Torres, u tha gazetarëve të shtunën se priten rezultatet e testeve laboratorike për të konfirmuar identitetin e viktimës, por “gjithçka tregon se është ajo”.

Familja e Candida Crystal Vasquez, raportoi për zhdukjen e saj tek autoritetet në fund të korrikut.

Me vdekjen e saj, prezantuesja i shtohet listës së gjatë të gazetarëve të vrarë në Meksikë.  Ky vit është tashmë më i përgjakshmi i regjistruar për shtypin meksikan.

Të hënën, kolumnisti Freddie “Freddy” Roman u vra në shtetin Guerrero. Sipas grupit të të drejtave të njeriut Neni 19, të paktën 18 gazetarë të tjerë janë vrarë që nga fillimi i vitit.



Skip to toolbar