Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maqellarë të Dibrës, ku një 35 vjeçar i identifikuar si B.M ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në punë.
Mësohet se 35 vjeçari po punonte me pllaka mermeri në momentin kur u aksidentua dhe humbi jetën në spital si pasojë e dëmtimeve.
Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.