Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka nominuar ambasadorin e ri të delegacionit të BE në Shqipëri.
Ai është Silvio Gonzato, i cili është nominuar për të qenë ambasadori i BE-së në vendin tonë.
Më herët, Gonzato ka qenë zv/ambasador i Delegacionit të BE në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ai ka shërbyer edhe si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në shërbimin diplomatik të Bashkimit Europian.