Dënimi i Safet Gjicit/ Nazarko: Rëndohet pozita për Alma Kaçin, duhet të ketë edhe një person të tretë. Gjykata mund të ketë urdhëruar…

Më të fundit


GJKKO ka ndryshuar akuzën ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici nga korrupsion në shpërdorim detyre, për të cilin dha dënimin final me 2 vite burg. Edhe për Alma Kaçin është rikualifikuar vepra penale nga korrupsion aktiv në prostitucion, ndaj së cilës gjykata dha dënimin me 1 vit burg.

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Real Story”, duke komentuar vendimin e sotëm, theksoi se gjykata ka rënduar pozitën e Alma Kaçit me akuzën e prostitucionit, që sipas tij, në këtë mes mund të ketë edhe një person të tretë. Ai thotë se gjykata mund të ketë urdhëruar prokurorinë të veprojë.

“Në pjesën e parë është shqyrtuar një akuzë që ka parë të lidhur dy personat, korrupsion aktiv dhe pasiv. Me këtë vendim gjykata nuk e ka parë kështu dhe ka rënduar pozitën e Alma Kaçit. Mirëpo, ka një paradoks sepse në pikëpamje juridike, korrupsioni aktiv bëhet në këmbim të një përfitimi. Momenti ku pozita e tij nuk është më korrupsion, pozicioni i saj rëndohet në raport me pozitën e saj juridike të mëparshme. Ky ndryshim duhet të ketë ndodhur për shkak se korrupsioni nuk është verifikuar. Kjo është një arsye që ka çuar në rikualifikimin e veprës. Ama, në pikëpamje të rikualifikimit për Kaçin, fjala prostitucion nënkupton paratë. Nga çfarë kemi parë lidhet me akuzën, mbetet një figurë tjetër. Duhet të jetë një person tjetër.”, u shpreh Nazarko.

Ndërsa analisti Frrok Çupi shtoi:

“Fillimi dhe fundi i çështjes janë politike, ka një nismë politike por që ka shkuar deri tek momenti kriminal. Nga një nxitje politike, kemi një krim, e cila përsëri do të kthehet politike. Që do të thotë se ata që e kanë iniciuar dhe paguar, do të shfaqen një ditë para të drejtës. Njësoj si dikush të vrasë dikë, por e ka vrarë me pagesë. Dënohet autori i krimit por jo paguesi. Ne tani ndodhemi me një kuti pandore“.



Skip to toolbar