Personi që është shihni në foto është Selman Brahimi, i cili ishte shënjestra e atentatit të djeshëm në Shkodër.
Selman Brahimi u qëllua ndërsa ndodhej brenda makinës së tij tip “Citroen” në lagjen “10 Korriku” në Shkodër.
Ai u qëllua me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i autorëve.
Deklarata e Selami Brahimit në polici, pas plagosjes është publikuar këtë të premte.
“Unë sapo lashë mbesën time tek një punonjës që është afër picerisë. Sapo jam ulur poshtë më kanë qëlluar. Kam shpëtuar për mrekulli sepse në atë moment jam kthyer dhe plumbi më kapi fytyrën sepse ndryshe mund të më kishin qëlluar në kokë. Nuk kam arritur që të shoh asgjë. Nuk kam asnjë problem me askënd dhe nuk e di kush mund të jenë autorët. Po ashtu nuk kam arritur që të shoh asnjë makinë apo mjet tjetër të autorëve. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo problem ndaj nuk e kam idenë se kush më ka qëlluar dhe për çfarë arsye”, mësohet të ketë thënë i plagosuri.” – ka thënë ai.