Ghostbusters: Frozen Empire fiton 61.6 Milion Dollarë në Box Office

BOTA


Seria e filmave Ghostbuster ka pasur ulje ngritjet e veta. Filmi i parë u kthye në një fenomen kulturor, por i dyti vuajti nga sëmundja e “pasuesit”. Pas dekadash në mosveprim, seria u riformatua dhe u riformatua dhe një herë disa vite më parë.

Tani, në 2024 duket sikur Ghostbusters nuk iku kurrë nga vëmendja me filmin e pestë “Ghostbusters: Frozen Empire” që ka thyer rekorde Box Office në fundjavën e tij të parë dhe ka tejkaluar në mbarë botën disa shifra.

Katër dekada pas debutimit në 1984, seria Ghostbusters ka kaluar 1 Bilion në tërë globin. Ky lajm vjen pasi Ghostbusters:Frozen Empire ka bërë debutimin e tij me 45 Milionë dollar këtë fundjavë.

Filmi mblodhi gjithashtu 16 Milionë nga tregu përtej detit për të grumbulluar gjithsej 61 Milionë.

Prodhuar nga një buxhet prej 100 Milionë dollarë, filmi i ri sfidoi kritikat dhe audiencat për të dhënë një kontribut më të lartë sesa pararendësi i tij Ghostbusters: Afterlife. Megjithëse duhet përmendur që Afterlife me regji nga Jason Reitman, debutoi në kulm të pandemisë në 2021.

Filmi përfundoi maratonën e tij me pak poshtë 130 Milionë dollarë dhe një qime floku lar 200 Milionë në mbarë botën. Filmi që ka mbledhur më shumë para nga seria Ghostbuster mbetet filmi i parë Ghostbusters që mblodhi 295 Milionë në mbarë planetin duke përfshirë këtu dhe të ardhurat që vinin nga shumë rishfaqjet e tij.

Por, thënë kjo, pjesa më e madhe e të ardhurave (282 Milionë dollarë) është në dollarët e 1984, gjë që do të thotë që gjeneroi më shumë të ardhura sesa do të themi sepse numrat duhen përshtatur për inflacionin.

Me regji nga Ivan Reitman, filmi i parë i Ghostbusters u bë komedia që mblodhi më shumë para e epokës së vet dhe u shpall si superprodhimi i dytë më i madh në vitin e tij të daljes. A.K.



Skip to toolbar