Makina përplaset me stacionin e autobusit në Greqi, dy viktima, njëra prej tyre shqiptare

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Greqi, ku viktima kanë mbetur dy gra, njëra prej tyre shqiptare.

21-vjeçarja shqiptare dhe 68-vjeçarja po prisnin në stacionin e autobusit, kur shoferi humbi kontrollin dhe i përplasi. Të dyja i ka tërhequr zvarrë, ndërsa shqiptaren e ka hedhur 10 metra larg.

Vajza u dërgua menjëherë në Spitalin e Verisë, e plagosur rëndë, ku fatkeqësisht humbi jetën pak orë më vonë.

Drejtuesi i mjetit është vënë në pranga dhe ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes nga pakujdesia.

Sipas mediave greke, shqiptarja kishte shkuar në atë fshat për të vizituar të afërmit e saj.



Skip to toolbar