Gjykata e Apelit të përgjithshëm vendosi që vula dhe drejtimi i partisë demokratike ti kaloje grupimit të Rithemelimit që përfaqësohet nga Sali Berisha.
Tre gjyqtaret e apelit vendosën të rrefuzojë ankimimin e përfaqsuesve ligjorë të Lulzim Bashës që kërkonin prishje të vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që në mars të vitit 2022 njohu grupin e rithemelimit si përfaqësues ligjor të partisë demoktarike. Gjyqtaret Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro nuk pranuan ankimin e përfaqësuesve ligjorë të Lulzim Bashës, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të marrë nga gjyqtari Agron Zhukri.
Me vendimin e dhënë të martën, merr fund edhe përplasja mes dy grupimeve për vulën e Partisë Demokratike mes ë Lulzim Bashës dhe Sali Berishës që vijoi për më shumë se dy vite. Në seancën e së martës përfsqësuesit ligjore të Lulzim Bashës I kërkuan gjykatës së apelit prishjen e vendimit të Agron Zhukrit e nga ana tjetër ata të rithemelimit lënin në fuqi të këtij vendimi dhe mos pranimin si palë në process të përfaqësuesve të Bashës. Tashmë vula dhe logoja që deri më tani është përdorur nga Lulzim Basha duhet ti dorëzohen partisë që do të drejtohet nga Sali Berisha. Ky I fundit do të duhet të përdorë në flamurin e partisë simbolin që deri më tani e ka mbajtur Lulzim Basha. Pas vendimit të dhënë në shkallë të parë në mars të vitit 2022 nga gjyqtari Agron Zhukri që njohu grupin e rithemelimit, përfaqësuesit e Lulzim Bashës i kërkuan Apelit prishje të vendimit.
Gjykata e Apelit më 3 mars të 2023 pranoi kërkesën e përfaqësuesve të Lulzim Bashës, por më pas grupimi I rithemelimit kërkoi në Gjykatën e lartë rrëzim të këtij vendimi. Dhjetorin e kaluar gjykata e lartë riktheu dosjen në gjykatën e apelit por me një tjetër trup gjykues. Kështu trupa e kryesuar nga Alma Ahmeti, dhe dy anëtaret Elona Toro dhe Iliba Bezat I dhanë përfundimisht drejtimin e partisë demokrarike grupimit të rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha.
Gjyqtaret Ahmeti e Toro janë konfirmuar në të dyja shkallët e vetingut, ndërsa gjyqtarja tjetër Iliba Bezat më datë 26 do të dalë përballë komisionit të posaçëm të apelimit pasi konfirmimi në detyrë nga shkalla e parë është ankimkuar nga komisioneri publik. Seanca e fundit në komisionin e posaçëm të apelimit e parashikuar të mbahej më 3 qershor nuk është zhvilluar për shkak se përfaqësuesi i operacionit ndërkombëtar të Monitorimit nuk ishte I pranishëm dhe ka kërkuar ta monitorojë nga afër procesin