Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë nga ambientet e SPAK. Meta është pyetur në lidhje me hetimin pasuror dhe lobimin në SHBA.
Megjithatë, pas daljes nga SPAK, Meta ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumanin. Kreu Partisë së Lirisë, nuk preferoi të jepte asnjë sqarim se për çfarë ishte thirrur ditën e sotme.
Kujtojmë se një ditë më parë në SPAK, u paraqit edhe deputetja e PL Monika Kryemadhi, për gati 5 orë.
Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi nënvizoi se u pyet për verifikimet që po kryhen për disa vepra penale siç është mosdeklarimi i pasurisë, fshehja ose pastrim parash.