Konstituohet “Antikorrupsioni”/ Fatmir Xhafaj: I keqardhur që opozita nuk iu përgjigj ftesës

Më të fundit


Komisioni AntiKorrupsion, i cili u votua me drejtues Fatmir Xhafajn zhvilloi  këtë të premte mbledhjen e parë të konstituimit të tij. Prezente në këtë seancë ishte dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrja Elisa Spiropali.

Përkundër bojkotit të opozitës, Xhafaj u bëri thirrje të ulen në tryezë dhe të punojnë për çështjet, që janë në interes të vendit. Më tej Xhafaj theksoi se objekt i këtij komisioni është forcimi dhe modernizimi i shtetit.

“Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm, pjesëmarrja me rëndësi për qëllimet që do adresojë kjo reformë. I keqardhur që opozita nuk i është përgjigjur kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrimi të përbashkët për angazhim në këtë komision që buron nga kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit.

Ky komision do adresojë çështje me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit, përtej interesit të partive tona,  i shërben forcimit dhe modernizmit të shtetit, të ardhmes së vendit tone”, tha ai.



Skip to toolbar