Gjykata e Apelit të posaçëm do të japë vendimin përfundimtar për kryebashkiakun e zgjedhur te Himares Fredi Beleri më 25 qershor. Në seancën e së premtës spak I kërkoi gjykatës të lërë në fuqi dënimin me 2 vite burg për akuzën e korrupsionit në zgjedhje, ndërsA Beleri pretendoi se arrestimi I tij është politik dhe kërkoi pafajsi.
“Shikohet qartë që jam arrestuar me deshirë te kryeministrit, provat janë manipuluar dhe unë e kam ndërgjegjen e qetë. Edhe ju që do merrni një vendim uroj që të keni një ndërgjegje të qetë”
Në fillim të procesit avokatët mbrojtës të Belerit kërkuan perjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka me pretendimin se ajo nuk është zgjedhur me short në këtë proces.
Nga ana tjetër avokatët mbrojtës të Blerit dhe Pandeli Kokaveshit që është i bashkëpandehur ntë të njëjtin proces, përmes avokatëve pretenduan se kanë evidentuar nje sere shkeljesh nga ana e prokurorise së Vlores dhe ne vijim edhe të asaj të posaçme ne lidhje me hetimin e ceshtjes sa i takon dyshimeve per shitblerje votash.
Në 5 mars të këtij vitit shkalla e parë e dënoi Alfred Belerin me 2 vite burg ndersa Pandeli kokaveshin me 4 vite sherbim prove. Belerit i eshte refuzuar disa here leja per tu betuar perpara keshillit bashkiak ndersa gjate kohes qe mbahet ne qeli ai u zgjodh eurodeputet.