Rama falenderon prokurorët e SPAK: Po zvogëlojnë pjesën e zezë të administratës publike

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka falenderuar prokurorët e SPAK, të cilët po zvogëlojnë pjesën e zezë të administratës publike, që është një turp kombëtar.

Ai ka theksuar se administrata publike ka dhe një pjesë të bardhë dhe i ka bërë krenarë të gjithë në Bruksel.

“Progresi i bërë është shumë i rëndësishëm dhe të kuptohet dhe të përqafohet nga të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë skuadër kombëtare. Nuk duhet që në asnjë mënyrë që ky proces të jetë i panegocionuar. Në tryezën e negociatave, ne jemi Shqipëri të gjithë dhe kemi numra të ndryshëm në fanellat që përfaqësojmë. Nevojat për të pasur sukses, se cila është taktika, duhet bashkëveprimi.

Shohim në Shqipëri se çfarë është bërë gjatë gjithë këtyre viteve kundër korrupsionit, sigurisht që ka dhe gjëra të tjera për të bërë antikorrupsionit.

Këto nuk janë fjalë goje, i takon të tjerëve të ngrenë zërin dhe të kapen pas fjalëve të çdo rasti ku i shfaqen, nuk është puna jonë, është puna e tyre. Puna jonë është që së bashku të kontribuojmë në këtë makineri që Shqipëria duhet të ketë brenda këtij 10 vjeçari. Nuk është aspak rastësi, emri që ne i kemi vënë komisionit, kohë më përpara se ta shpjegonim.

Ne i kemi ngritur vazhdimisht vetes pyetjes se si do të koordinohet shteti shqiptar dhe na ka dhënë shumë kuroja procesi screening.

Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë, ka dhe një pjesë të zezë, me të cilën sot merret drejtësia. Përfitoj nga rasti të falenderoj prokurorët e SPAK, të cilët po bëjnë ç’të munden për ta zvogëluar atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar, turp shtetëror, turp popullor, turp për të gjithë. Në këtë proces është përfshirë një numër jashtëzakonisht i madh, 1746 persona të cilët nuk kanë shkuar në Bruksel se i kemi mbledhur ne, por se kanë përfaqësuar një pjesë të tyren. Që nga kryeministrat dhe zëvendësa të komisionit më kanë thënë ‘Uau, Shqipëria po na surprizon’”, u shpreh ndër të tjera Rama./abcnews.al



Skip to toolbar