Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Peshtan Bregas në Fier.
Një i moshuar ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij. Por fatkeqësisht në tentativë për të shuar flakët të cilët u përhapët si pasojë e erës së fortë 90-vjeçari dyshohet të jetë asfiksuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.