Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë, në kuadër të punimeve të forumit GLOBSEC.
Kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian.
“Pragë – Me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian, për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane“, ka shkruar Rama.