Protesta në SPAK, pa leje në polici/ Berisha thërret militantët në tubim të paligjshëm

AKTUALITET


Të mërkurën në orën 12 ish-kryeministrit Sali Berisha do i komunikohet zyrtarisht akuza nga ana e Prokurorisë së Posaçme pas përfundimit të hetimeve për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri  do të paraqitet fizikisht në prokurori bashkë me avokatët e tij mbrojtës, por në të njëjtën kohë ka njoftuar se pranë godinës së SPAK do të ketë edhe mbështetës dhe militantë të partisë demokratike. Por deri më tani, në drejtorinë e Policisë së Tiranës nuk është paraqitur asnjë shkresë apo njoftim nga ana e strukturave të Partisë Demokratike në lidhje me protestën që pritet të mbahet në orën 12 përballë godinës së SPAK që njëherazi është edhe institucion i rëndësisë së veçantë.

Berisha deri më tani është hetuar për korrupsion me masën e arrestit shtëpiak, pasi ka dyshime se në cilësinë e kryeministrit ka nxjerrë akte nën ligjore për ti ardhur në ndihmë dhendrit të tij Jamarber Malltezi që përfaqësonte familjet e disa ish-pronareve që perfituan më pas pronën në ish-kompleksin Partizani.

Ndërsa Malltezi që njësoj si Berisha është hetuar në arrest shtëpiak për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, do të njihet zyrtarisht me akuzat e SPAK në orën 14. Ditën e enjte, hetuesit kanë thirrur në SPAK edhe biznesmenin Fatmir Bektashi që dyshohet se ka bashkëpunuar me Malltezin për ndërtimin e kullave pranë ish-kompleksit Partizani.



Skip to toolbar