Kongresistja amerikane letër Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA: Kurti po rrezikon paqen, të merren masa ndëshkuese

KOSOVA


Kongresistja Claudia Tenney i ka dërguar një letër Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke thënë se është e shqetësuar me veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në veri të vendit. Ajo thotë se veprimet e qeverisë Kurti po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ajo shton se qëndrimet dhe deklaratat e SHBA-së nuk kanë pasur ndikim ndaj Albin Kurtit ndërsa shton se duhet që të merren masa më të ashpra. Tenney kërkon gjithashtu një rol më aktiv të KFOR në veri të Kosovës, duke shtuar patrullimin dhe ndaluar forcat speciale të Kosovës që frikësojnë civilët.

“Siç e dini, ditët e fundit, qeveria e Kosovës ka ndërmarrë veprime të njëanshme kundër minoritetit serb në Kosovë, duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin lindor. Siç u theksua në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, më 30 gusht, policia e Kosovës kreu një operacion kundër institucioneve në zonat me një popullsi të konsiderueshme serbe që mbështeten nga Serbia, pa koordinim ndërkombëtar. Kjo jo vetëm që injoron dialogun e vazhdueshëm të lehtësuar nga BE-ja, por gjithashtu rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon, ushtarët e KFOR-it dhe qytetarët e Kosovës.”, thuhet në letër.

“Besoj se është koha për të ushtruar presion më të madh ndaj regjimit të Kurtit, duke përfshirë marrjen në konsideratë të masave specifike ndëshkuese nëse kjo sjellje vazhdon. Përveç kësaj, KFOR-i duhet të intensifikojë përpjekjet e tij për të mbrojtur pakicën serbe në përputhje me mandatin e tij. Në vend që të mbetet një vëzhgues pasiv apo kalimtar neutral, KFOR-i duhet të marrë një qëndrim më proaktiv duke shtuar patrullat dhe duke parandaluar forcat speciale të Policisë së Kosovës, të armatosura rëndë, që të frikësojnë civilët e paarmatosur” thuhet mes të tjerash në letrën që Tenney i dërgoi Sekretarit Antony Blinken, Dhomës së Përfaqësuesve, ambasadorëve Jeffrey Hovenier e Christopher Hill, ndihmës-sekretarit O’Brien, si dhe kryeministrit Albin Kurti.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1833514345516441964&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fkongresistja-amerikane-leter-dhomes-se-perfaqesuesve-te-shba-kurti-po-rrezikon-paqen-dhe-stabilitetin-ne-rajon-te-merren-masa-ndeshkuese%2F&sessionId=afd458fc1a316ae87d5176fcb96e8db6684680ab&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px



Skip to toolbar