Nënkryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar tha në një intervistë për ABC News, se ky komunitet është kundër idesë së shtetit bektashi pasi cënon tolerancën fetare në vendin tonë. Lauren Luli tha se të gjithë komunitetet fetare do të koordinojnë qëndrimin e tyre sapo të zbulohen më shumë detaje të këtij projekti.
“Padyshim që ne edhe në deklaratë, e kemi shprehur këtë gjë që këto lloj hapash mund të jenë edhe hapa të cilat cënojnë bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, ndërfetarë në vendin tonë. E shohim si një precedent të rrezikshëm që rrezikon pikërisht këtë qetësi.
Për këtë arsye e kemi ndjekur me shqetësim këtë cështje dhe padyshim do vijojmë ta ndjekim me vëmendjen maksimale edhe në vijim si do shkojë dhe cfarë informacionesh shtesë do të vijnë në lidhje me këtë cështje.
Kemi patur lidhjet me komunitetet e tjera dhe padyshim ata janë akoma të paqartë se cfarë po ndodh dhe akoma kanë thënë se është ende herët për të patur një qëndrim, për këtë arsye ata kanë zgjedhur që të mos kenë një komunikim apo një qëndrim zyrtar” tha ai.