Ndërsa mbrojtësit e tij, shkuan në SPAK, për firmosur dhe tërhequr aktet e hetimit, Sali Berisha u lidh nga shtëpia me selinë, për të treguar të vërtetën e dosjes së tij dhe akuzën për korrupsion pasiv.
“Unë dhe bashkëshortja disponojmë kursimet bankare rreth 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra më të madh se ai që kanë pasur në diktaturë”.
Njësoj si veten, Berisha mbrojti dhe fëmijët e tij.
“Unë atyre në krye të radhës u kisha bërë të qartë se kërkesa ime numër një ndaj tyre ishte vetëm zbatimi i ligjit në raport me pushtetin e babait të tyre”.
Fëmijët, thotë Berisha, kanë paratë nga burime të qarta.
“Rezulton se ata nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga tendera, prokurime apo burime publike
Por prokurorët e SPAK, që janë vijëmsisht në shenjestër akuzash nga ish-kryeministri prej gati një viti, shton ai, kanë gjetur akuzë tek solidariteti familjar.
“Ata kanë zgjedhur të shpallin fakt dhe vepër penale solidaritetin familjar, borxhin që anëtarët e familjes i japin njëri-tjetrit, të deklaruar sipas ligjit në kohën e duhur”.
Këtu Berisha listoi disa shpenzime.
“Korrupsioni im pasiv konsiston në pagesën që vajza ime dhe dhëndri im kanë bërë 3 mijë euro për pushime të përbashkëta që kemi kaluar njëherë gjatë këtyre 30 viteve.”
Por gjithashtu pagesa për nevoja shëndetsore dhe edhe avokatat për non gratan. Por duket se më shumë për veten, Berisha është i shqetësuar dhe për hetimin e bashkëshortes, Liri Berisha.
“Përfshiu Liri Berishën e cila kishte 20 vite në pension që punonte me një përkushtim të jashtëzakonshëm me fëmijët autikë pa asnjë shpërblim.”