Cakaj: Opozita, fushatë dezinformimi me vëzhguesit. Ndërkombëtarët njohin 30 qershorin

AKTUALITET


Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj ka hedhur poshtë deklaratat e opozitës, sipas të cilës KiE ka tërhequr vëzhguesit nga zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri. Cakaj u shpreh të enjten se kjo është një fushatë dezinformimi e ndërmarrë nga PD-LSI. Ai konfirmoi se SHBA-BE dhe KiE njohin datën 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, ku janë angazhuar një sërë vëzhguesish ndërkombëtarë.

“Kongresi i autoritetit lokal dhe rajonal nuk ka mbajtur asnjë deklaratë për mohim të së drejtës për ushtrimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kjo shfaq padituri elementare dhe dashakeqësi me një përpjekje për të deligjitimuar procesin zgjedhor. Arsyeja që paralajmëron ajo organizatë sidoqoftë është rreziku që vjen në disa bashki nga disa parti që kanë braktisur kuvendin. Dhuna është ushtruar nga opozita jashtë parlamentit. Protestat e opozitës së bashkuar kundër reformës në drejtësi kanë shfaqur vetëm shfrenim të dhunës. Ato kanë treguar se nëse duan që dhuna të ndalet, ajo do duhet të menjëherë. Sipas kongresit zgjedhjet duhet të mbahen. OSBE dhe ODHIR kanë vendosur vëzhguesit e tyre. Ato janë shprehur vazhdimisht kundër dhunës kundër opozitës. Kjo mbase është një nevojë jetike për Shqipërinë. SHBA, BE dhe OSBE por edhe vetë KiE kanë pranuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ata kanë thënë se zgjedhjet duhet të jenë paqësore”, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm në detyrë.

Gjatë të enjtes realstory.al publikoi kërkesat zyrtare të ambasadës së SHBA-së, ambasadës britanike dhe asaj italiane drejtuar KQZ-së ku kërkonin miratimin e vëzhguesve shtesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Pra përveç vëzhguesve të OSBE-së që institucioni më i lartë ndërkombëtar që monitoron mbarëvajtjen e zgjedhjeve, zgjedhjet e 30 qershorit do të monitorohen edhe nga vëzhgues të SHBA-së, Britanisë dhe Italisë.

ERTV Live😊: Keshilli i Europës në një linjë me BE dhe SHBA për 30 qershorin – Gënjeshtrat e opozitës së rrugës i kanë këmbët shumë të shkurtra

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 27. Juni 2019


Skip to toolbar