Prezantohet partia e re politike, “Djathtas 1912”. Subjekti i ri politik ka në krye ish përfaqësues të njohur të PD-së si Enkelejd Alibeaj, Edvin Kulluri, Flutura Açka, Arbi Agalliu, Selaudin Jakupllari e Rezart Kthupi.
Edvin Kulluri, teksa prezantoi subjektin e ri politik në një dalje për mediat, u shpreh se kishte ardhur koha për një subjekt të vërtetë të djathtë pas shumë përpjekjeve për të reformuar PD-në.
“Kohë për të reflektuar ka pasur plot, vullnet jo. Për të dalë nga kjo spirale dështimesh, pas shumë përpjekjeve për të reformuar PD, dhe hapur një debat real dhe për ta ndarë nga deformimet që e kanë zaptuar, ka ardhur koha për diçka të vërtetë, një subjekt të djathtë, por në shërbim të interesit politik edhe përtej të djathtës.
Shumica e shqiptarëve refuzojnë lidershipin të të gjitha krahëve. Ndaj në zgjedhjet e vitit 2025 nuk mund të shkohet në zgjedhje por pa zgjidhje. Momenti që po kalon Shqipëria është i vështirë, s’po kapërcejmë tranzicionin 30 vjeçar.”, tha Kulluri.