“E sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë”/ Rama të dielën takim në Selanik

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama do të realizojë një tjetër takim me shqiptarët e Greqisë, në kuadër të turit me Diasporën.

Në një postim në Facebook, Rama konfirmoi se të dielën do të jetë në Selanik, pasi vizitoi Athinën në maj.

Pasnesër do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.



Skip to toolbar