Çlirimi i Shqipërisë, 80 vjet/ Autoritetet bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

AKTUALITET


Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit. Ka nisur tashmë edhe Ceremonia, ku autoritetet shtetërore bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve.

Kryeministri Edi Rama bëri homazhe sot tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë me rastin e 80 vjetorit të Çlirimit nga nazi-fashizmi.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Gjithashtu morën pjesë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministrat e qeverisë dhe deputetët e mazhorancës.



Skip to toolbar