DIBËR- Reshjet e dëborës kanë zbardhur të gjithë zonën e veriut dhe juglindjen e Shqipërisë.
Në Tropojë, Shkodër dhe Kukës aktualisht vijojnë të jenë prezentë reshjet e borës, ndërsa autoritetet e rrugëve janë në terren dhe po punojnë për mbajtjen e akseve të kalueshme.
Aktualisht në Dibër kanë rifilluar reshjet e borës me intensitet të lartë, por fatmirësisht nuk raportohen problematika në akset rrugore./abcnews.al